Ndërlidhjet

logo-print

Ish-zyrtarja gjeorgjiane emërohet zëvendësministre në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Ish-zëvendësministrja e punëve të brendshme të Gjeorgjisë, Ekaterina Zguladze, është emëruar të mërkurën në postin e ngjashëm në Ukrainë.

Ministri ukrainas për politika sociale, Pavlo Rozenko, ka shkrauar në rrjetin social Facebook, se më 17 dhjetor, kabineti ukrainas e ka emëruar Zguladze në pozitën e zëvendësministres së parë të punëve të brendshme.

Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ia ka thënë Zguladze shtetësinë ukrainase, me çka është bërë i ligjshëm, emërimi i saj në këtë post.

Puna e Ekaterina Zguladze për reforma të thella në zbatimin e ligjit në qeverinë gjeorgjiane, është vlerësuar nga Perëndimi.

Zguladze është zyrtarja e katërt në qeverinë ukrainase që ka ardhur nga një shtet tjetër.

Qeveria e re ukrainase e cila është miratuar më 2 dhjetor, është në përbërje të ministrit të shëndetësisë Aleksandr Kvitashvili, i cili më parë ka qenë ministër i shëndetësisë në Gjeorgji, ministrja e financave Natalie Jaresko, një shtetase amerikane që më parë kishte punuar në Departamentin amerikan të Shtetit, si dhe ministri i ekonomisë Aivaras Abromavicius, i cili kishte qenë një investues nga Lituania.

XS
SM
MD
LG