Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin janë në rrugë të mirë


Ilustrim
Ilustrim

Ministrui i jashtëm iranian, Mohammad Zarif, thotë se bisedimet me gjashtë fuqitë botërore në lidhje me programin bërthamor të Tehranit, do të zhvillohen në një atmosferë të mirë.

Duke folur në Tehran të mërkurën, një ditë pasi që në Gjenevë ka parfunduar takimi dy-ditor në mes të zyrtarëve iranianë dhe diplomatëve amerikanë, Zarif ka thënë se janë ndërmarrë disa hapa shumë të mirë dhe disa të tjerë, do të pësojnë.

Afati i bisedimeve të Iranit me gjashtë fuqitë botërore është shtyrë edhe për disa muaj pasiqë ka dështuar arritja e një marrëveshje, sipas të cilës do të sigurohej që Irani të mos ndërtoj armë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, që e kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

“Në këtë kohë kur po përballemi me sfida të ndryshme, bota ka nevojë për këtë marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Zarif gjatë një konference të mbajtur me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime paqësore.

Diplomatët amerikanë janë takuar me zyrtarët iranian në Gjenevë më 15 dhe 16 dhjetor, bisedime që janë mbajtur si përgatitje për takimin e ardhshëm të Iranit me gjashtë fuqitë botërore, SHBA-në, Britaninë, Francën, Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë.

XS
SM
MD
LG