Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani dhe Afganistani të bashkuar kundër terrorizmit


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Raheel Sharif dhe presidenti afgan Ashraf Ghani, janë zotuar të mërkurën në Kabul, se bashkarisht do ta luftojnë terriorizmin dhe ekstremizmin.

Sharif ka arritur në Kabul të mërkurën, një ditë pas masakrës në një shkollë pakistaneze në Peshawar me ç’rast janë vrarë 148 persona, kryesisht nxënës.

Talebanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Ka ardhur koha që Pakistani dhe Afganistani të punojnë së bashku dhe bashkarisht të ndërmarrim veprime kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë Sharif pas takimit me presidentin afgan.

Gjatë vizitës në Kabul, Sharif dhe ushëheqësi i intelegjencës pakistaneze, janë takuar edhe me komandantin e përgjithshëm të NATO-s, John Campbell.

Afganistani së fundi, gjithashtu është duke u përballur me sulme terroriste.

XS
SM
MD
LG