Ndërlidhjet

Shembet nërtesa në Nairobi, një i vdekur e disa nën rrënoja


Ilustrim
Ilustrim

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të ngujuar, si rezultat i shembjes së një ndërtese të banimit në qendër të qytetit Nairobi.

Zëvendësshefi i policisë në Nairobi, Moses Obmati, ka thënë se viktima ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.

Kryqi i Kuq në Kenia ka njoftuar se shtatë persona janë nxjerrur të gjallë nga rrënojat e ndërtesës që është shembur mëngjesin e së mërkurës.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për largimin e rrënojave dhe shpëtimin e banorëve të tjerë që kanë qenë në ndërtesë në kohën kur ajo është shembur.

Ndërtesa pesë katëshe sipas Hasketh Isigi, banor i lagjes, është shembur ngase po ndërtohej edhe një kat i gjashtë.

Isigi ka njoftuar se vëllai i tij, ishte ankuar për një çarje të madhe të murit

XS
SM
MD
LG