Ndërlidhjet

logo-print

Fshatarat afganë thonë se Turkmenistani ua ka marrë pronën


Ilustrim

Ilustrim

Fshatarët e krahinës Jowzjan në Afganistan, pretendojnë se Turkenistani ua ka marrë atyre tokat bujqësore dhe bazuar në këtë, ata kanë kërcënuar se do t'i sulmojnë rojet kufitare të Turkemnistanit.

Muhammad Sahi Yhsan, udhëheqës i qarkut Qarqeen, i ka thënë REL-it, se fshatarët kanë shkuar tek ai dhe janë ankuar se rojet e Turkmenistanit po qëndrojnë 30 deri në 35 kilometra në brendësi të territorit afgan.

Fshatarët afganë të cilët janë me prejardhje turkmene, kanë thënë se toka e konfiskuar është tokë e vlefshme bujqësore dhe pa këtë tokë, ata kanë thënë se nuk mund as të mbijetojnë, e madje as të ushqejnë bagtitë që i kanë.

Yhsan ka shtuar se banorët kanë kërkuar zgjidhjen e problemit.

Në të kundërtën, sipas tij, banorët janë zotuar se do t’i sulmojnë rojet e Turkemenistanit.

Zëvendësguvernatori i provincës Jowzjan, Abdurahmon Mahmudi, ka thënë për REL, se rojet kufitare të Turkmenistanit i kanë avancuar kufijtë shtetëror me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG