Ndërlidhjet

Lirohet miliarderi rus Vladimir Yevtushenkov


Miliarderi rus, Vladimir Yevtushenkov
Miliarderi rus, Vladimir Yevtushenkov

Autoritetet ruse e kanë liruar nga arresti shtëpiak miliarderin, Vladimir Yevtushenkov, pas gati dy muajsh të mbajtjes së tij nën këtë masë.

Vladimir Kozin, avokat mbrojtës, ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marrë nga hetuesit e rastit Bashneft, emër ky i kompanisë ruse të naftës, në të cilën Yevtushenko ka aksione.

Në kohën e arrestimit të tij, Yevtushenko ishte konsideruar si njëri nga 15 më të pasurit në Rusi.

Ai ishte akuzuar për shpërlarje parashë dhe mbi këtë bazë, ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Arbitrazhit në Moskë, ka vendosur në fund të tetorit të këtij viti, që aksionet në Bashnet që i kanë takuar Yevtushenkov, t’ia kthej shtetit.

XS
SM
MD
LG