Ndërlidhjet

Në Egjipt shënohet viktima e nëntë nga virusi i shpezëve


Ilustrim

Ilustrim

Një grua egjiptiane, 20 vjeçare, ka vdekur të mërkurën nga virusi i shpezëve, vdekje e cila është e nënta në Egjipt nga gjithsej 18 raste të identifikuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel Ghaffar, ka njoftuar se gruaja kishte ardhur në spital nga krahina jugore Assiut.

Pacientja, sipas tij, është shtrirë të dielën në spital ngase kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen, vend në të cilin ajo ka ndërruar jetë.

Nga nëntë pacientë të tjerë që janë të identifikuar, dy sipas tij, ende janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga viti 2003 e deri më 2 tetor të këtij viti, në 16 shtete të ndryshme janë identifikuar 668 persona me virusin H5N1.

Nga këto raste, sipas OBSH-së, 393 persona kanë vdekur

XS
SM
MD
LG