Ndërlidhjet

Castro: U dakorduam për rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në


Presidenti i Kubës, Raul Castro
Presidenti i Kubës, Raul Castro

Presidenti i Kubës, Raul Castro, ka thënë të mërkurën se kombi i tij është dakorduar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, 53 vite pas prishjes së marrëdhënieve.

Castro ka mbajtur një fjalim televiziv në Havana në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama, e ka bërë publik vendimin për politikën e re amerikane karshi Kubës.

Ndonëse ende ka diferenca të mëdha mes të dyja vendeve, presidenti Castro ka thënë se dy vendet duhet të mësojnë të jetojnë me njëri tjetrin në mënyrë të civilizuar.

Rrugët në Havana teksa presidenti po mbante fjalim, ishin të mbushura me njerëz që po e dëgjonin Castron.

XS
SM
MD
LG