Ndërlidhjet

Nuland kërkon nga Ukraina që ta luftoj korrupsionin


Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ka thënë të mërkurën në Uashinton, se Ukraina ka nevojë që ta luftoj korrupsionin dhe se ndihma amerikane në Ukrainën varet nga reformat që do të bëhen atje.

Teksa ka folur në Institutin amerikan të ndërmarrësisë, Nuland ka thënë se Ukraina duhet ta luftoj korrupsionin dhe të jetë një vend i pastër e transparent.

Ministri ukrainas i Ekonomisë, Aivaras Aromavicius, ka thënë gjatë të martës, se vendi i tij është më i korruptuari në Evropë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar ndihma për Ukrainën me qëllim të tejkalimit të krizës eknomike por, kanë kërkuar nga autoritetet ukrainase që ta luftojnë korrupsionin.

XS
SM
MD
LG