Ndërlidhjet

logo-print

Putin sot mban konferencën vjetore


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Ekonomia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë temat kryesore në konferencën e sotme vjetore që do ta mban presidenti rus, Vladimir Putin, në orën 10.00.

Konferenca vjen në kohën kur monedha ruse ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj dhe në klimën e shqetësimeve rreth ekonomisë ruse, të prekur si rezultat i sanksioneve perëndimore për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Në fjalimin e tij të fundit në parlament, presidenti Putin i ka akuzuar ish-armiqtë e Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë më 16 dhjetor se sanksionet mund të hiqen brenda javëve apo ditëve, por e tëra varet nga zgjedhja që e bën Rusia.

Gjatë ditës së mërkurë, presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ka thënë se do të kërkoj nga parlamenti që së shpejti të votojnë pro largimit nga blloku neutral dhe se do ta dërgoj vendin sa më afër NATO-s.

XS
SM
MD
LG