Ndërlidhjet

Jordania paraqet rezolutë për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve


Ilustrim
Ilustrim

Jordania e ka paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila bën thirrje që brenda një viti të arrihet paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Rezoluta e dërguar të mërkurën gjithashtu e përcakton fundin e vitit 2017, si datë në të cilën përfundimisht do të tërhiqen nga territoret palestineze, forcat izraelite të sigurisë.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyas Mensur, ka thënë se nuk do të bëj presion për një votim të shpejtë të kësaj rezolute ngase sipas tij, do të duhen më shumë diskutime përfshirë edhe ato me Shtetet e Bashkuara.

Diplomatët thonë se diskutimet përkitazi me tekstin e rezolutës, mund të zgjasin disa ditë osë javë.

Izraeli kundërshton çdo sugjerim se OKB mund të vendosë për një kornizë rreth negociatave mes izraelitëve dhe palestinzëve, negociata të cilat janë ndërprerë në prill.

XS
SM
MD
LG