Ndërlidhjet

Vritet një polic afgan dhe plagosen dy të tjerë


Ilustrim
Ilustrim

Një polic është vrarë dhe së paku dy të tjerë janë plagosur si rezultat i një sulmi vetvrasës në periferi të kryeqytetit afgan.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Sediq Sediqqi, tha se shpërthimi ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte, në një fshat në afërsi të aeroportit në Kabul.

Sediqqi tha se policia kishte qenë në dijeni se po përgatitej një sulm në afërsi, andaj edhe kishte dërguar një ekip të policisë për ta parandaluar sulmuesin që të hyjë në qytetin Laden.

Nga një sulm vetrvasës në një shkollë në Kabul, më 11 dhjetor, është vrarë një shtetas gjerman dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në ditën e njëjtë, gjashtë ushtarë janë vrarë dhe dhjetë civilë janë plagosur, si rezultat i një sulmi vetvrasës që kishte në shënjestër një autobus që transportonte trupa afgane në periferi të Kabulit.

XS
SM
MD
LG