Ndërlidhjet

Rusia: SHBA të heqë sanksionet edhe ndaj vendeve të tjera


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka shfaqur shpresën se Shtetet e Bashkuara do t’i heqin sanksionet ndaj Kubës dhe vendeve të tjera, tashmë në kohën kur ka ndryshuar politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, si një vend komunist.

Gjatë një paraqitje më 17 dhjetor, presidenti amerikan Barak Obama, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara, do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kubën.

Ministria e jashtme ruse ka shfaqur shpresën se me këtë veprim, SHBA-të do të heqin embargon tregëtare ndaj ishujve, embargo të cilën e kanë vendosur që nga viti 1961.

“Presidenti amerikan e pranoi se përpjekjet shumë vjeçare për ta izoluar Kubën nuk kanë prodhuar rezultat”, ka thënë ministria ruse.

Sipas saj, me veprimet amerikane ndaj Kubës, lë të kuptohet se “Uashingtoni shumë shpejt do ta kuptoj se me sanksione dhe presione të ngjashme mbi vendet e tjera, nuk ka perspektivë”.

XS
SM
MD
LG