Ndërlidhjet

logo-print

Akuzohet një burrë për keqpërdorim të një gomari


Ilustrim

Ilustrim

Një burrë që ka mbipeshë është akuzuar për keqpërdorim të kafshëve në jug të Spanjes, pasi që ai ishte ulur në një gomar, teksa në natyrë po festoheshin Krishtlindjet.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kanë thënë se më 10 dhjetor,n jë burrë me peshë rreth 150 kilogramë, është ulur në anën e pasme të gomarit pesë muajsh të quajtur Platero, në qytetin Lucena në rajonin Andalucia.

Një fotografi, që ka qarkulluar në rrjetet sociale, e paraqet burrin duke qëndruar mbi kafshën.

Dy ditë më vonë, gomari ishte dërguar tek veterineri për shkak se ai nuk kishte qenë në gjendje të qëndrojë në këmbë.

Grupet për mbrojtjen e kafshëve kanë thënë se dy ditë më vonë, gomari Platero, ka ngordhur.

Policia ka njoftuar të mërkurën se një burrë, 38 vjeçar, është akuzuar përkitazi me këtë incident.

XS
SM
MD
LG