Ndërlidhjet

Kurdët në ofenzivë për rikthimin e qytetit Sinjar


Ilustrim

Ilustrim

Luftëtarët kurdë të njohur si peshmerga, të mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, po e vazhdojnë sot ofenzivën kundër militantëve të Shtetit Islamik në zonën verilindore të Irakut.

Forcat kurde të Irakut e kan nisur ofenzivën gjatë të mërkurës në kuadër të përpjekjeve për ta rikthyer kontrollin mbi qytetin Sinjar, qytet i cili është marrë nga militantët që nga gushti.

Komandantët kurdë kanë thënë se i kanë marrë tetë fusha fillestare me ç’rast i kanë vrarë edhe rreth 80 militantë të IS-it.

Ushtria amerikane ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje, se që nga 15 dhjetori, koalicioni i ka realizuar 45 sulme ajrore, duke mbështetur kështu luftëtarët kurdë peshmerga.

Nëse forcat kurde e rimarrin qytetin, atëherë do të hapej një korridor drejt një mali në zonën Sinjar ku janë të vendosur mijëra të zhvendosur.

XS
SM
MD
LG