Ndërlidhjet

Në SHBA bie numri i ekzekutimeve të dënimeve me vdekje


Ilustrim
Ilustrim

Një grup i cili kundërshton dënimin me vdekje, thotë se ekzekutimet e dënimeve me vdekje në Shtetet e Bashkuara, janë në nivelin më të ulët që nga viti 1994.

Zyra për media e grupit që kundërshton dënimin me vdekje ka njoftuar se 35 persona janë ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit 2014, nga gjithsej 71 dënime me vdekje që janë shqiptuar.

Numër të vogël të personave që janë ekzekutuar, sipas këtij grupi, ka pasur në vitin 1994, kur ishin ekzekutuar 31 dënime me vdekje.

Numri prej 31 dënimeve me vdekje në vitin 1994, është më i ulëti në 40 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Rënia e ekzekutimeve, sipas Richard Dieter, drejtor ekzekutiv i grupit, ka ndodhur për shkak të problemeve me ekzekutime që janë shfaqur në Arizona, Ohio dhe Oklahoma.

XS
SM
MD
LG