Ndërlidhjet

Frikë për masakra të reja në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, thotë se 1 mijë e 900 anëtarë të fisit Sheitat, jetojnë me frikën që mund të ekzekutohen nga militantët e Shtetit Islamik, pasi që këta të fundit kontrollojnë fshatin e tyre

Ky fis ka luftuar me militantët në fshatin Kashiya, në provincën Deir el-Ozur, para se ky fshat të mirrej nën kontroll nga militantët gjatë gushtit të këtij viti.

Observatori ka njoftuar gjatë të mërkurës, se trupat e më shumë se 230 anëtarëve të fisit, janë gjetur në një varrezë masive në afërsi të këtij fshati.

Gjetja e këtij varri masiv, e ka çuar në 900 numrin e anëtarëve të vdekur të fisit Sheitat.

Rami Abedel-Rahman, udhëheqës i monitoruesve, ka thënë se edhe 1 mijë anëtarë të këtij fisi janë ende të zhdukur.

Ata, sipas tij, mendohet se janë ekzekutuar nga militantët.

XS
SM
MD
LG