Ndërlidhjet

Mogherini: Takimi i kryeministrave Kosovë-Serbi, në janar


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, është takuar sot në Bruksel me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se me zotin Thaçi është biseduar vazhdimësia e takimeve të nivelit të lartë, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Synoj t’i thërras të dy kryeministrat për takimin e nivelit të lartë në janar dhe pres me padurim vazhdimin e punës sonë të rëndësishme në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë zonja Mogherini, duke shtuar se për BE-në dhe për të personalisht, kjo mbetet çështje e prioritetit të lartë.

“Kishim një mundësi të mirë për të këmbyer pikëpamjet tona mbi përparimet në Kosovë. Jemi pajtuar që, tani pas formimit të qeverisë në Prishtinë, puna duhet të vazhdojë me dinamikë të shtuat drejt agjendës evropiane së reformave,në mënyrë që të arrihet përparim i mirë gjatë vitit të ardhshëm, si në rrafshin e zhvillimit të brendshëm, ashtu edhe në rrugëtimin drejt BE-së”, citohet të ketë thënë në një komunikatë për media zonja Mogherini, pas takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës.

XS
SM
MD
LG