Ndërlidhjet

Putin akuzon Perëndimin për ndërtimin e Murit “virtual” të Berlinit


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar sot Perëndimin për krijimin e Muri “virtual” të Berlinit dhe për përpjekjet për ta zbutur “ariun” rus.

Putin i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian gjatë konferenës së tij vjetore të mbajtur në Moskë.

Putin ka përmendur zgjerimin e NATO-s pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe zhvillimin e mburojës raketore të Shteteve të Bashkuara, si dëshmi e përpjekjeve për të ndërtuar një pengesë të re në Evropë.

Putin ka thënë se Ukraina duhet të mbetet një subjekt i vetëm politik ndërsa e ka akuzuar Kievin për konfliktin vdekjeprurës në lindje të Ukrainës.

Ukraina sipas tij, në lindje po e kryen një “operacion ndëshkues”.

Ai ka kërkuar nga qeveria ukrainase që të gjitha palët ti trajtoj të barabarta në dialog, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e rajoneve që kontrollohen pjesërisht nga seperatistët pro-rusë.

Putin ka thënë se presidenti ukrainas Petro Poroshenko, dëshiron një zgjidhje paqësore, por sipas tij, të tjerët po duan të luftojnë deri në arritjen e fitores andaj dhe kjo, siç ka thënë Putin, po i pengon përpjekjet paqësore për ti dhënë fund luftës.

XS
SM
MD
LG