Ndërlidhjet

logo-print

Lëvizja Vetëvendosje fajëson qeverinë për migrimet


Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar një aktivitet simbolik në Prishtinë me ç’rast është kërkuar tërheqja e vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për emigrantët dhe ikjen e të rinjve nga Kosova.

Disa dhjetëra aktivistë të këtij subjekti politik, kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkruan “Ky është kufiri që duhet kaluar, jo ai te lumi Tisa në Hungari”.

Aktivistët e Vetëvendosjes, me anë të këtij aktiviteti u kanë bërë thirrje qytetarëve që, siç kanë thënë ata, ta kalojnë atë kufi i cili simbolikisht u vendos në rrethojat e ndërtesës së ekzekutivit për ta larguar keqqeverisjen.

“Emigrantët janë pjesa ma e nëpërkëmbur në të gjitha vendet e Evropës. Sot Evropa për shqiptaret e Kosovës është e hapur vetëm si kamp në Hungari ose në Francë. Prandaj qytetarët e Kosovës duhet të përpiqen që ta bëjnë ndryshimin në vendin e tyre në te vetmin vend ku ata mund të jetojnë me mirëqenie dhe me një të ardhme me të mirë në rast se angazhohen paraprakisht për ta ndërruar ketë qeveri”, tha Frashër Krasniqi, aktivist i Vetëvendosjes.

Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovë, por edhe komunitetin ndërkombëtar që veprojnë në Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos migrojnë në mënyrë të paligjshme, pasi që përpjekjet e tyre janë të kushtueshme dhe të kota.

XS
SM
MD
LG