Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq mohon akuzat për krime lufte


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarit e tjerë për krime të luftës, të enjten në seancën e parë gjyqësore të mbajtur ndaj tyre, kanë thënë se nuk ndihen fajtor për asnjëren nga akuzat e ngritura nga misioni EULEX.

Gjykimi ndaj pesë të akuzuarve është mbajtur në gjykatën themelore të Mitrovicës,

Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, akuzohen nga misioni EULEX për krime të luftës dhe vrasje në Kosovë.

Oliver Ivanoviç është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG