Ndërlidhjet

Komisionet parlamentare marrin bekimin e Kuvendit


Kuvendi i Kosoves, ilustrim
Kuvendi i Kosoves, ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 81 vota për, 28 kundër, 1 abstenim, kanë votuar për formimin e 14 komisioneve parlamentare.

Shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës nga partitë në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përkrahur themelimin e 14 komisioneve parlamentare.

Ligjvënësit nga partitë politike në opozitë ndërkaq, nuk janë ndarë të kënaqur me mënyrën e ndarjes së komisioneve.

Votimi për formimin e këtyre komisioneve pati dështuar të hënën, më 15 dhjetor, në mungesë të 2/3 së votave të nevojshme për një votim të këtillë.

XS
SM
MD
LG