Ndërlidhjet

Boko Haram vret 30 persona e kidnapon 185 të tjerë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët nigerianë dhe dëshmitarët thonë se militantët e dyshuar të grupit Boko Haram, i kanë vrarë më shumë se 30 persona dhe i kanë rrëmbyer së paku 185 të tjerë, në një fshat në verilindje të Nigerisë.

Zyrtarët thonë se në mesin e personave që janë rrëmbyer në fshatin Gumsuri ka gra, fëmijë dhe djem të rinj, të cilët janë transportuar me një kamion dhe janë dërguar drejt malit Psambisa, aty ku është një zonë e militantëve.

Rrëmbimi ka ngjarë të hënën e kësaj jave, por lajmi është publikuar të enjten, në ditën kur disa të mbijetuar kanë arritur në qytetin Maiduguri.

Qindra persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë rrëmbyer gjatë këtij viti nga grupi militant Boko Haram në Nigeri.

XS
SM
MD
LG