Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar për arrestimet e aktivistëve në Azerbajxhan


Gazetarja e REL-it, Khadija Ismayilova

Gazetarja e REL-it, Khadija Ismayilova

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Tom Malinowski ka thënë të enjten, se Uashingtoni është i shqetësuar në lidhje me rastet e fundit në Azerbajxhan, ku në cak kanë qenë aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetarët.

Teksa ka folur për Radion Evropa e Lirë, Malinowski ka thënë se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar me zyrtarët në Azerbajxhan, në lidhje me arrestimin e aktivistes për rë drejtat e njeriut Lejla Junus dhe bashkëshortit të saj Arif Junus, si dhe rreth paraburgosjes së gazetares së REL-it, Khadija Ismayilova.

Malinowski ka thënë se ua kanë bërë me dije autoriteteve në Azerbajxhan se goditjet në drejtim të aktivistëve të shoqrisë civile, rrezikojnë marrëdhëniet SHBA-Azerbajxhan.

Malinowski e ka shfaqur shpresën se shumë shpejt do t'i shehë të lirë aktivisiët dhe gazetaren e REL-it nga Servisi i Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG