Ndërlidhjet

Arrestohen disa aktivistë gjatë fjalimit të Putinit


Moskë

Moskë

Policia në Moskë ka arrestuar 19 aktivistë pranë Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë, ku presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur sot konferencën vjetore për gazetarë.

Një grup prej 40 aktivistësh, të udhëhequr nga gazetari i pavarur, Yevgeny Levkovich, ka bërë përpjekje të mblidhet pranë ndërtesës për të pyetur Putinin, siç kanë thënë ata, “pyetje të papërshtatshme”.

Të mërkurën, Levkovich u ka bërë thirrje të gjithë atyre që duan të pyesin Putinin pyetje që “sipas të gjitha gjasave nuk do të bëhen” gjatë konferencës për gazetarë, të mblidhen në vendin e caktuar.

Por, policia ka detyruar aktivistët të largohen dhe ka arrestuar 19 prej tyre.

Të gjithë ata janë liruar disa orë më vonë.

Mësohet se nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tyre.

XS
SM
MD
LG