Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Dialogu, rrugë për fqinjësi të mirë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Kubën, “duke shembur kështu një ndër muret e fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë”.

“Rasti i ngjashëm i normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin është një dëshmi se diplomacia dhe dialogu kanë efekt shumë pozitiv, qoftë në krijimin e një klime më paqësore në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare, qoftë në zhvillimin e brendshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Dialogu që kam zhvilluar me homologun serb ofron dëshmi se rruga e dialogut dhe e ngritjes graduale të marrëdhënieve diplomatike është rruga më e mirë për të zgjidhur problemet ndër-shtetërore të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme të fqinjësisë së mire”, ka shtuar Thaçi që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër.

XS
SM
MD
LG