Ndërlidhjet

Pakistani forcon ofensivën anti-talibane


Pakistan
Pakistan

Ushtria e Pakistanit ka thënë se ka forcuar ofensivën kundër militantëve islamikë, duke vrarë 57 rebelë dhe duke dërguar trupa thellë në bastionet talibane.

Njoftimi vjen dy ditë pasi militantët kanë masakruar 148 njerëz, në mesin e tyre 135 fëmijë, në një shkollë të Peshauarit.

Ushtria ka thënë përmes një deklarate se aeroplanët luftarakë kanë bombarduar 20 streha të militantëve në qarkun Khiber, i cili kufizohet me Peshauarin.

Pakistani ka mbajtur sot ditën e dytë të zisë kombëtare për viktimat e masakrës në shkollë.

XS
SM
MD
LG