Ndërlidhjet

Dzhokhar Tsarnaev del para gjykatës


Dzhokhar Tsarnaev
Dzhokhar Tsarnaev

Sulmuesi i dyshuar i Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është paraqitur në gjykatë për herë të parë prejse janë ngritur aktakuzat kundër tij, në korrik të vitit 2013.

Tsarnaev, 21 vjeç, ka bërë sot paraqitjen finale, para se të nisë gjykimi i tij muajin e ardhshëm.

Tre njerëz janë vrarë dhe mbi 260 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave në maratonë.

Tsarnaev dhe vëllai i tij Tamerlan janë akuzuar për vendosjen e bombave pranë vijës së finishit.

Tamerlan Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë, disa ditë pas sulmeve.

Nëse shpallet fajtor, Dzhokhar Tsarnaev mund të dënohet me vdekje.

XS
SM
MD
LG