Ndërlidhjet

logo-print

Kundërshtarët “bllokojnë” Obamën në lidhje me Kubën


Raul Castro dhe Barack Obama

Raul Castro dhe Barack Obama

Kundërshtarët e politikave të reja të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në lidhje me Kubën, kanë kërcënuar se do të bllokojnë përpjekjet e tij për të rivendosur marrëdhënie diplomatike pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.

Senatori i Floridës, Marco Rubio, ka premtuar se do të bllokojë emërimin e çdo ambasadori amerikan në Kubë.

Edhe legjislatorët e tjerë ‘anti-Castro’ kanë thënë se Kongresi do të bllokojë fondet për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.

Marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë qenë të ngrira qysh në fillim të viteve 1960.

Këtë politikë të izolimit, Obama e ka quajtur dështim.

Të mërkurën, ai ka thënë se është koha për qasje të re.

XS
SM
MD
LG