Ndërlidhjet

OKB kërkon që Koreja V. të referohet në Gjykatën e Hagës


Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kritikon Korenë e Veriut dhe i rekomandon Këshillit të Sigurimit ta referojë atë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në Hagë.

Rezoluta jodetyruese është miratuar me 116 vota për dhe 20 kundër, ndërsa 53 shtete kanë abstenuar.

Rezoluta ka të bëjë me politikat e dyshuara abuzuese të udhëheqjes verikoreane.

Komisioni i Hetimeve i OKB-së ka lëshuar një raport shkurtin e kaluar, duke vënë në dukje abuzime të gjera në Korenë e Veriut, përfshirë kampe burgimi, torturë sistematike, uri dhe vrasje.

Delegati i Koresë së Veriut, An Myong Hun, ka thënë se delegacioni i tij hedh poshtë rezolutën dhe e konsideron atë “produkt të komplotit dhe konfrontimit politik”.

Asambleja e OKB-së ka miratuar edhe rezolutat që dënojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe Siri, por nuk ka rekomanduar dërgimin e këtyre dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

XS
SM
MD
LG