Ndërlidhjet

Tusk: Na duhet strategji për Rusinë


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Bashkimit Evropian i duhet një strategji për t’u marrë me Rusinë.

Tusk i ka bërë këto komente në orët e para të ditës së sotme, kur edhe ka përfunduar samiti i liderëve të BE-së në Bruksel.

“Ne duhet të shkojmë përtej të qenët reagues dhe mbrojtës”, ka thënë Tusk.

Ai ka bërë thirrje për një strategji, e cila do të ishte "e ashpër dhe përgjegjëse" në raport me Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin.

“Është e qartë se nuk do të gjejmë një zgjidhje afatgjate për Ukrainën pa një strategji të përshtatshme, të qëndrueshme dhe të bashkuar ndaj Rusisë. Një Ukrainë moderne, e sigurt dhe e pavarur është elementi më i rëndësishëm i kësaj strategjie”, ka thënë Tusk.

XS
SM
MD
LG