Ndërlidhjet

SHBA: Sulmi në Sony, çështje serioze për sigurinë


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë sulmin kibernetik ndaj kompanisë filmike Sony Pictures si “çështje serioze” për sigurinë kombëtare.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Uashingtoni beson se sulmi ka qenë vepër e një “aktori të sofistikuar”, por nuk ka prauar të thotë se Koreja e Veriut është përgjegjëse.

Sony ka anuluar publikimin e filmit “The Interview”, një komedi për liderin verikorean, pas kërcënimeve nga hakerët.

Duke iu referuar sulmeve të 11 Shtatorit, hakerët kanë thënë se bota do të jetë e mbërthyer nga frika, nëse filmi publikohet.

Hakerët tashmë kanë publikuar informacione të ndjeshme të ruajtuara në kompjuterët Sony.

XS
SM
MD
LG