Ndërlidhjet

Obama nënshkruan ligjin për Ukrainën


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar ligjin që autorizon sanksione të reja kundër Rusisë, por ka thënë se ai nuk do t’i ndërmarrë ato tani për tani.

Akti i Mbështetjes së Lirisë së Ukrainës autorizon, por nuk kërkon teknikisht, ndihmën vdekjeprurëse për Kievin dhe sanksionet kundër sektorëve rusë të mbrojtjes dhe energjisë.

Obama ka thënë përmes një deklarate se nënshkrimi i legjislacionit “nuk sinjalizon ndryshim në politikën e sanksioneve të Administratës”.

Ligji është miratuar në Kongres në mënyrë unanime.

XS
SM
MD
LG