Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron SHBA-në kundër sanksioneve


Lavrov dhe Kerry - foto arkivi

Lavrov dhe Kerry - foto arkivi

Rusia ka thënë se ligji i Shteteve të Bashkuara që autorizon sanksione të mëtejshme kundër Moskës, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë, kërcënon të bëjë dëme të qëndrueshme në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dhënë mesazhin përmes një bisede telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Lavrov i ka thënë Kerryt se Akti për Mbështetjen e Lirisë së Ukrainës “është i aftë të minojë potencialin për bashkëveprim normal midis dy vendeve, për kohë të gjatë”.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka nënshkruar ligjin të enjten, por ka thënë se ai nuk do të ndërmarrë sanksione të reja tani për tani.

Akti i Mbështetjes së Lirisë së Ukrainës autorizon, por nuk kërkon teknikisht, ndihmën vdekjeprurëse për Kievin dhe sanksionet kundër sektorëve rusë të mbrojtjes dhe energjisë.

XS
SM
MD
LG