Ndërlidhjet

logo-print

Ndalohen çadrat në rajonin Makau të Kinës


Nga protestat në Hong Kong...

Nga protestat në Hong Kong...

Autoritetet në Makau kanë ndaluar çadrat gjatë vizitës dyditore të presidentit të Kinës, Xi Jinping, për të shënuar 15-vjetorin e kthimit të territorit nën sundimin kinez.

Fëmijë të shkollës, gazetarë dhe zyrtarë qeveritarë kanë qëndruar në shi dhe të ftohtë për të përshëndetur presidentin Xi, pas arritjes së tij në aeroportin e Makaut.

Gazetarët kanë thënë se zyrtarët e aeroportit kanë paralajmëruar se moti me erë do të shpalosë çadrat dhe se çadrat e hapura do të ndikojnë në sigurinë e avionëve hyrës.

Megjithatë, disa vëzhgues thonë se ndalesa është përpjekje për të shmangur krahasimet me Hong Kongun, ku çadrat janë bërë sinonim i lëvizjes pro-demokratike të rajonit.

Hong Kongu, që si Makau është nën sundimin kinez, por ka status gjysmë-autonom, ka qenë skenë e protestave publike qysh në muajin shtator.

Demonstruesit që bëjnë thirrje për zgjedhje të lira, kanë përdorur vazhdimisht çadrat për t’u mbrojtur nga policia që përdor sprej piper.

XS
SM
MD
LG