Ndërlidhjet

Mustafa viziton familjen Jasharaj në Fushë Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në Fushë Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në Fushë Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar familjen Jasharaj në Fushë Kosovë, për t’iu shprehur ngushëllime pas humbjes tragjike të jetës së djalit të tyre nga kafshimi i qenve endacakë.

Kryeministri Mustafa është zotuar me këtë rast se Qeveria do të angazhohet që të bëjë ndryshime në vend, në mënyrë që të sigurohet jetë normale për qytetarët.

“Është një humbje dhe dhimbje e madhe për të gjithë ne, sepse fjala është për një të ri, por edhe për gjendjen shumë të rëndë sociale të këtyre familjeve”, ka thënë pos tjerash Mustafa.

Është thënë se fëmija është kafshuar për vdekje nga qentë, pak ditë më parë, derisa ka qenë duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë.

XS
SM
MD
LG