Ndërlidhjet

SHBA: Sundimi i ligjit, jetik për Serbinë


Beograd

Beograd

Një delegacion i përbërë prej tetë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara po qëndron në Serbi, për vizitë dyditore.

Në një takim me deputetë të Kuvendit të Serbisë, ata kanë shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar, por edhe të bashkëpunimit të përgjithshëm midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit janë diskutuar aktivitetet për mbrojtjen e pronës intelektuale, si dhe lufta kundër krimit kibernetik dhe trafikimit me njerëz.

Kongresisti Bob Goodlatte, i cili udhëheq delegacionin amerikan, ka thënë se “parimet e sundimit të ligjit janë me rëndësi jetike për të ardhmen e Serbisë, zhvillimin ekonomik, por edhe marrëdhëniet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”.

Vizita e kongresistëve amerikanë në Serbi është pjesë e një turneu të gjerë evropian, me qëllim ndërtimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik të rajonit, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe adresimin e çështjeve si siguria kibernetike, është thënë në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

XS
SM
MD
LG