Ndërlidhjet

Miratohet pr/ligji kundër pjesëmarrjes në konflikte të huaja


Prishtinë
Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

“Ky ligj përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht, në çfarëdo forme kolektive, jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Projekt-ligji ishte miratuar në leximin e parë nga përbërja e kaluar e Kuvendit të Kosovës, por procedura është kthyer në pikën zero për shkak të shpërndarjes së Kuvendit.

XS
SM
MD
LG