Ndërlidhjet

Një “biznesmen” shkakton panik në Madrid


Madrid - foto arkivi
Madrid - foto arkivi

Një biznesmen i dështuar spanjoll ka përplasur makinën e tij, që mbante cilindra gazi, para selisë së Partisë Popullore në Madrid.

Makina nuk ka eksploduar dhe askush nuk është plagosur, por sulmi ka shkaktuar alarm të madh të sigurisë.

Raportohet se 37-vjeçari ka fajësuar qeverinë e kryeministrit Mariano Rajoy për problemet e tij.

Policia ka rrethuar qendrën e Madridit derisa ka hetuar nëse ka eksplozivë brenda makinës.

Shoferi është arrestuar.

XS
SM
MD
LG