Ndërlidhjet

Ukraina parandalon një sulm në Kiev


Kiev - foto ilustruese

Kiev - foto ilustruese

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka thënë se ka prishur një komplot të dyshuar për të shpërthyer eksplozivë në një zonë të populluar të Kievit.

Markiyan Lubkivskiy, këshilltar i shefit të këtij Shërbimi, ka thënë se forcat e sigurisë dhe të kundërterrorizmit kanë parandaluar një “sulm të madh”.

Lubkivskiy ka thënë se banorja e Luhanskut, Anastasia Kovalenko, është arrestuar mëngjesin e 17 dhjetorit, pak pasi ka arritur në Kiev me autobus.

Qyteti lindor i Luhanskut është aktualisht nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Lubkivskiy ka thënë se Kovalenko ka pasur rreth 3 kg material shpërthyes në kohën kur është arrestuar.

Një video ka treguar Kovalenkon duke lexuar një deklaratë dhe duke thënë se një individ i quajtur Konstantin i ka dhënë asaj çantën me eksplozivë dhe udhëzimet për ta lënë atë në një zonë të mbushur me njerëz.

XS
SM
MD
LG