Ndërlidhjet

Grupi i Drenicës mbrohet në liri


Sami Lushtaku, foto nga arkivi
Sami Lushtaku, foto nga arkivi

Të gjithë të akuzuarit e atij që njihet si Grupi i Drenicës, e që kanë qenë në paraburgim, janë liruar sot për t’u mbrojtur në liri.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në përbërje të këtij grupi gjendet edhe Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skënderajt.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë ndaj 15 personave, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skenderajt, në vitin 1998.

XS
SM
MD
LG