Ndërlidhjet

Nis evakuimi i refugjatëve nga mali Sinjar


Refugjatët në malin Sinjar, Irak
Refugjatët në malin Sinjar, Irak

Forcat kurde të sigurisë të mbështetura nga bombardimet e Shteteve të Bashkuara, thonë se e kanë thyer rrethimin e zonës malore Sinjar në veri të Irakut, dhe kanë filluar të evakuojnë refugjatët të cilit ishin në mal.

Udhëheqësi i këshillit të kurdëve, Masrus Barzani, ka thënë të premtën se operacioni ishte i suksesshëm.

Raportet bëjnë me dije se me automjete të ndryshme po bartin refugjatët, kryesisht anëtarë të komunitetit Yazidi në qytetin Dohuk.

Refugjatët ishin strehuar në mallin Sinjar gjatë muajit gusht, kur militantët islamik e kishin marrë kontrollin mbi rajonin.

Militantët i kishin ekzekutuar jomyslimanët ndërsa gratë, vajzat dhe djemtë e rinj i kishin zënë rob.

Pentagoni ka njoftuar mbrëmjen e të enjtes se, si rezultat i sulmeve të fundit ajrore nga SHBA dhe aleatët e saj, janë vrarë udhëheqës të nivelit të lartë dhe të mesëm të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG