Ndërlidhjet

Presidenti bjellorus dhe ai kazak do ta vizitojnë Kievin


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Bjellorusisë dhe ai i Kazakistanit, në fillim të javës së ardhshme do ta vizitojnë Ukrainën, për tu takuar në Kiev me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Presidenti bjellorus, Alyksandr Lukashenko, ka thënë gjatë të premtes se ditën e diel do të qëndroj në Kiev.

Lukashenko ka njoftuar se e ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, i cilli ia ka bërë me dije se për Ukrainën nuk ka asnjë problem që një raund i ri i bisedimeve të mbahet në Minsk.

Zyra për media e presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev, përmes një kumtese të lëshuar të premten, ka bërë me dije se presidenti gjatë ditës së hënë do ta vizitoj Ukrainën, për të biseduar me udhëheqësit e atjeshëm.

Kazakistani dhe Bjellorusia janë partnerë të Rusisë në Unionin Doganor.

Lukashenko dhe Nazarbaev, gjatë të martës së javës së ardhshme, do të qëndrojnë në Moskë, në kuadër të takimit të Organizatës së Sigurisë Kolektive.

XS
SM
MD
LG