Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të kundër çdo lloj ekstremizmi


Ambasadorja amerikane në Taxhikistan, Susan Elliott

Ambasadorja amerikane në Taxhikistan, Susan Elliott

Shtetet e Bashkuara janë kundër çdo lloj ekstremizmi, ka thënë të premten ambasadorja amerikane në Taxhikistan, Susan Elliott.

“Mendoj se Shtetet e Bahskuara janë kundër çdo lloj ekstremizmi dhe jo vetëm kundër ekstremizmit fetar. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Afganistan, sepse ne po e luftojmë terrorizmin” ka thënë Elliott, gjatë një interviste të dhënë për Radion Evropa e lirë, Shërbimi i Taxhikistanit.

“Ne besojmë se mënyra më e mirë për ta luftuar çdo lloj ekstremizmi, është që t’iu lëmi hapësirë popujve, që të jenë në gjende të admirojnë të lirë dhe të kenë të drejta themelore të njeriut. Njerëzit që kanë vende pune e të cilët janë të lumtur dhe e bëjnë një jetë të mirë, sipas mendimit tim, nuk bëhen terrorist”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG