Ndërlidhjet

logo-print

Vriten më shumë se 50 militantë në Pakistan


Militantët e vrarë në rajonin Tirah, kufiri Pakistan-Afganistan

Militantët e vrarë në rajonin Tirah, kufiri Pakistan-Afganistan

Forcat e sigurisë në Pakistan kanë vrarë të premten më shumë se 50 militantë të dyshuar në kuadër të sulmeve intenzive kundër militantëve.

Njoftimi vjen disa ditë pas vrasjes së 132 fëmijëve dhe nëntë mësimdhënësve në një sulm të talibanëve në Peshauar, më 16 dhjetor.

Ushtria pakistaneze ka bërë të ditur, se gjatë të premtes janë vrarë së paku 32 talebanë, në veriperëindim të Pakistanit.

Ushtria ka njoftuar se më shumë se 18 militantë të tjerë, janë vrarë gjatë një ofenzive të forcave qeveritare në Khyber.

Operacionet ushtarake janë realizuar në rajonin Tirah, që gjendet në kufirin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit.

XS
SM
MD
LG