Ndërlidhjet

Pakistani ekzekuton dy militantë të dënuar


Ilustrim

Ilustrim

Pakistani i ka ekzekutuar të premten dy militantë të dënuar.

Ekzekutimi i të burgosurve ndodhë pasi kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, e ka rikthyer dënimin me vdekje, pas vrasjes së 132 fëmijëve dhe nëntë mësimdhënësve në një sulm të talibanëve në Peshauar, më 16 dhjetor.

Ministri i provincës Punjab, Shuja Khanzada, ka thënë se dy personat e ekzekutuar janë Doctor Usman dhe Arshad Mehmood.

Zyrtarët e burgut në Pakistan kanë njoftuar paraditën e së premtes se 23 terroristë të dënuar do të ekzekutohen brenda ditësh.

Qeveria ka refuzuar kërkesat për mëshirë nga 17 terroristë të dënuar.

Ekzekutimet e së premtes janë të parat që nga viti 2008, kur ishte ndaluar dënimi me vdekje në Pakistan.

XS
SM
MD
LG