Ndërlidhjet

OKB: Këtë vit – numri më i lartë i viktimave civile në Afganistan


Pamje nga Kabuli

Pamje nga Kabuli

Kombet e Bashkuara thonë se këtë vit, numri i viktimave civile në Afganistan ka arritur numër rekord të lartë, me ç’rast është shënuar rritje për 19% në krahasim me vitin e kaluar.

Misioni Ndihmës i OKB-së në Afganistani (UNAMA) ka njoftuar sot në kryeqytetin Kabul në Afganistan, se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, janë vrarë gjithsej 3,188 civilë dhe 6,429 të tjerë janë plagosur.

Mëtutje, në raportin vjetor, theksohet se “numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur këtë vit në Afganistan, është më i lartë që ndonjëherë është regjistruar nga Kombet e Bashkuara”.

Në raport, po ashtu, thueht se “angazhimi i trupave në terren dhe pajisjet e improvizuara eksploduese, janë shkaqet kryesore të viktimave civile”.

Sipas raportit, numri i femrave dhe fëmijëve që përfshihen në të dhënat e paraqitura është rritur përkatësisht për 13 dhe 33%.

XS
SM
MD
LG