Ndërlidhjet

Sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës


Pamje pas një sulmi të mëparshëm ajror të Izraelit në Rripin e Gazës
Pamje pas një sulmi të mëparshëm ajror të Izraelit në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka ndërmarrë një sulm ajror në një bazë të Hamasit në Rripin e Gazës, që është sulmi i parë ajror në territorin palestinez, prej luftës në verë të këtij viti,

Ushtria izraelite tha se sot herët në mëngjes, e ka sulmuar atë që e cilësoi si “vend të infrastrukturës terroriste të Hamasit” në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në përgjigjje të raketës së hedhur nga Gaza në pjesën jugore të Izraelit, gjatë ditës së djeshme.

Policia tha se nga ky sulm me raketë nuk ka pasur viktima.

Banorët në rajonin Khan Yunis, në Rripin e Gazës, kanë raportuar se i kanë dëgjuar dy ekspoldime në këtë hapësirë, ku gjenden terrene të trajnimit për militantët palestinezë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima.

XS
SM
MD
LG