Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror – 5 militantë të vrarë


Një aeroplan ushtarak amerikan pa ekuipazh

Një aeroplan ushtarak amerikan pa ekuipazh

Nga një sulm ajror i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku 5 militantë, në një rajon të trazuar fisnor pakistanez, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarë të sigurisë në Pakistan thanë se sulmi i sotëm është kryer në hapësirën Datta Khail, në Vaziristanin Verior.

Ky rajon paraqet territorin më të gjërë ku strehohen disa baza të militantëve islamikë të lidhur me al-Kaidën. Këta militantë, po ashtu, e kanë nën kontroll këtë territor në brezin kufitar ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Prej mesit të qershorit, ushtria e Pakistanit e ka ndërmarrë një ofensivë për ta rimarrë kontrollin e këtyre territoreve nga militantët.

XS
SM
MD
LG