Ndërlidhjet

logo-print

Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, qëndrojnë mirë në aspektin financiar, konsiderojnë njohës të çështjeve financiare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, pasi sipas tyre, nuk kanë nevojë për kursime të qytetarëve.

Kjo vërehet, pasi normat për kursime vazhdimisht po pësojnë ulje.

Sipas raportit të fundit, për muajin shtator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, normat e interesit për depozita arrijnë vetëm 0. 5 për qind, për ekonomitë familjare 0.5 për qind, kurse për ndërmarrjet vetëm 0.4 për qind.

Por, për të marrë kredi në banka, klienti duhet të paguajë kamatën për kredi mbi 10 për qind.

Pavarësisht kamatave mesatare të interesit për depozita në dhjetë banka komerciale që veprojnë në Kosovë kursimet e qytetarëve kanë arritur në 2 miliard e 500 milion euro, apo 29 për qind më tepër se në vitin 2010 kur kursimet e qytetarëve ishin 1 miliard e 936 milion euro.

Milazim Abazi, ekspertë për çështje financiare, e quan paradoks faktin se në bankat komerciale në Kosovë, krahasuar me bankat e rajonit, normat e interesit për kursime janë më të ulëtat, kurse ato për kredi më të lartat.

Për këtë, ai thotë se ekzistojnë dy arsye, konkurrenca jo e mjaftueshme dhe klima e rëndë për të bërë biznes, qytetarët nga rreziku për investime, sipas Abazit, kursejnë mjetet në institucionet financiare.

“Kjo është shumë e dëmshme edhe për qytetarin edhe për ekonominë e vendit, pasi Kosova ka një potencial shumë më të madh për të pasur kursime më të mëdha. Jo dy miliard e gjysmë sa kemi sot, por të shkon në katër milion. Kosova ka dyfish më pak kursime se sa Maqedonia, që ka popullsi po thuajse të njëjtë”, tha Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Dallimi në mes kamatave në kredi dhe kursime diskriminon dhe destimulon klientët që mjetet e tyre t’i bartin në llogaritë e kursimeve, thotë Berat Thaqi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP” institut ky që në vazhdimësi bën publikime të raporteve nëpër bankat komerciale në vend, të quajtur “Bankometri".

“Bankat mund të ndihen në një mënyrë të ngopura dhe likuide më depozita. Ato tashme ndihen të sigurta më nivelin e depozitave dhe nivelin e mbulueshmërisë se kredive.Për shkak se nuk i nevojiten depozita të reja, kanë vendosur ti ulin normat e interesit në depozita”, shprehet Thaqi.

Ndryshe në një përgjigjeje për mes postës elektronike zyrtarë të Bankës Raiffeisen dhe Procredit Bank, kanë treguar arsyet e uljes se normave të kamatave për depozita.

Rënia e normave të interesit për kursime dhe depozita ka ardhur si rezultat i kushteve dhe rrethanave të tregut në Kosovë.

"Në vitet e fundit, depozitat në sistemin bankar në përgjithësi dhe në Bankën Raiffeisen në veçanti janë duke u rritur vazhdimisht dhe aktualisht janë në nivelin më të lartë deri tani".

"Ndërsa, mundësitë për t’i investuar depozitat janë ende të kufizuara në Kosovë" , ka thënë në përgjigjen elektronike Iliriana Tahiraj, zëdhënëse në Raffeisen Bank duke treguar se deri më 30 shtator shuma e depozitave të klientëve në këtë banka ka arritur në 612 milion euro.

Kurse zyrtarë nga zyra e informimit në ProCredit Bank, kanë thënë se arsyeja e rënies së normave të interesit në depozita është rezultat i mundësive të kufizuara për investime të tepricës së likuiditetit, për shkak të zhvillimeve të përgjithshme në tregun vendore dhe tregjet ndërkombëtare.

Deri në fund të muaj shtatorit, shuma e depozitave në ProCredit Bank është 661.8 milion.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG